Flash News

KRYESORE

Bayerni nuk heq dorë nga sulmuesi, e duan dhe të dëmtuar

Bayerni nuk heq dorë nga sulmuesi, e duan dhe të dëmtuar

Bayern Munchen nuk ka hequr dorë nga sulmuesi i Manchester City-t, Lorey Sane. Lojtari u dëmtua në verë dhe nuk ia doli të largohej, por duket se janari do të jetë një tjetër mundësi për të.

BILD bën me dije se të dy klubet duan të bisedojnë sërish për të ardhmen e Sanes, por ende nuk ka një marrëveshje.

Guardiola është dorëzuar dhe mund ta lërë të largohet, por drejtuesit e anglezëve duan një shifër shumë të konsiderueshme për ta lënë të lirë.

 

Të fundit