Flash News

KRYESORE

'Bëjnë "marrëveshje" Itali dhe më pas investojnë në Shqipëri"; Prokurori italian i antimafias "zbërthen" aktivitetin e grupeve kriminale

'Bëjnë "marrëveshje" Itali dhe më pas

Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho u shpreh se suksesi i operacionit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve për të goditur grupet kriminale me skuadra invetigative.

Në fjalën e tij referuar Prokurori u ndal pak tek krimi i organizuar, mafja shqiptare dhe mënyra se si kjo e fundit vepron. Sipas prokurorit të antimafias italiane mafja shqiptare punon e bashkuar saqë është vështirë të thyhet. Ai thekson se të ardhurat që sigurohen nga veprimet e tyre kriminale, mafia shqiptare më pas i investon në Shqipëri.

“Vijnë në Itali për të bërë "marrëveshje" dhe  më pas investojnë të ardhurat në Shqipëri. Eksperienca e dhënë nga autoritetet italiane dhe Eurojust shërben për të për vënien nën kontroll të krimit të organizuar në Evropë është e vlefshme. Duhet të kemi parasysh se nëse nuk lëvizet me të njëjtën menyrë sikurse është bërë së fundmi atëhere do të jetë shumë e vështirë për të vënë krimin e organizuar nën kontroll”, tha Prokurori.

Po ashtu, ndër të tjera Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho u shpreh se suksesi i operacionit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve për të goditur grupet kriminale me skuadra invetigative. "37 të arrestuar, një operacion i madh pas bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë me një skuadër investigative. Këtu ndodhet kreun i Prokurorisë së Posacme Arben Kraja dhe prokurori Vladimir Mara. Janë sekuestruar tonelata marijuanë dhe kokainë. Bashkëpunimi mes vendeve është arma më e fortë të luftuar trafikun e drogës mes vendeve. Është operacioni më i madh që ka goditur grupet kriminale italiane dhe shqiptare i zhvilluar ndonjëherë", tha ai.

Të fundit