Flash News

KRYESORE

Beqaj “u hap luftë” dy beach bar-eve të njohura në jug: Karshillëku i administratorëve meriton ndëshkim shembullor

Beqaj “u hap luftë” dy beach bar-eve të njohura në

Deputeti i PS, njëherësh ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shprehur i shqetësuar për situatën e pandemisë, sidomos në Jug të vendit dhe në beach bare, aq të frekuentuara nga pushuesit në këtë periudhë.

Sipas Beqajt, dy beach bar-e të  njohur nuk i respektojnë rregullat e pandemisë dhe po çojnë dëm sakrificat e personelit mjekësor, ndaj sipas tij administratorët e këtyre bizneseve duhen ndëshkuar.

“Lufta me Covid-19 është luftë në territor.

Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit.

Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë.

Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me radhë.

Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”.

Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor.

Aty po nëpërkëmben politikat mbështetëse ndaj grupeve më të dëmtuara nga pandemia.

Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’i përgjigjemi me forcën e ligjit.

Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor.

Situatat e paqarta që kalojmë kërkojnë vendosmëri të leadershipit.

KOHA ËSHTË TANI!”, shkruan Beqaj.

Të fundit