Berisha denoncon rritjen çmimit të ujit: Dhurata e parë e mandatit të dytë të timonierit

Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka sulmuar programin e PS per vendosjen e takses progresive, duke e cilesuar si marrezine e radhes te kryetarit te opozites.

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon përmes rrjeteve sociale rritjen e çmimit të ujit.

Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si përgjegjës për rritjen e çmimit dhe shkruan se Rama dhe Veliaj kanë rënë në ujdi.

Statusi i Berishës:

Dyfishohet çmimi i ujit!

Kjo eshte dhurata e pare e mandatit te dyte per qytetaret e Tiranes e timonierit dhe Lal Plehut!

Te dashur miq, vetem nje dite pas denoncimit te rritjes se çmimit te ujit, njoftuar nga Rama ne 10 prioritetet e 100 diteve te para, Bashkia e Tiranes, ne ujdi te plote me qeverine vendosi rritjen nga 100 ne 200 leke pra 100% te tarifes mujore fikse dhe rritjen nga 45 ne 65 leke te çmimit per meter kub te ujit per familjaret.

Kurse per bizneset, tarifa fikse mujore dhe çmimi per meter kub rriten perkatesisht nga 100 ne 200 leke dhe nga 135 ne 190 leke.

Kjo rritje rendon ndjeshem buxhetin familjar dhe bizneset shqiptare. Nderkohe Shqiperia, e konsideruar Norvegji e rajonit per pasurite ujore, jo qe nuk duhet te rrisr çmimin e ujit por mund te ndjeke shembullin e Austrise dhe te ndonje vendi tjeter qe iu sigurojne qytetareve te vet uje rubineti te pijshem falas! sb