Flash News

KRYESORE

Bernie Sanders njofton se do të kandidojë për president në vitin 2020

Bernie Sanders njofton se do të kandidojë për president në

Bernie Sanders, senatori i pavarur nga Vermonti, të cilin fushata e vitit 2016 e ndihmoi të aktivizojë lëvizjen progresive në partinë demokratike, ka hyrë në garën për president të vitit 2020.

Në një email për përkrahësit, Sanders njoftoi sot vendimin e tij për të kandiduar përsëri, duke e lënë kandidaturën e tij si rrugë për të përmbushur misionin që ai filloi në garën për Shtëpinë e Bardhë tre vjet më parë.

"Së bashku, ju dhe unë dhe fushata jonë e 2016 filloi revolucionin politik. Tani, është koha për të përfunduar këtë revolucion dhe për të zbatuar vizionin për të cilin kemi luftuar", është shprehur Sanders në emailin e tij.

Politikani 77-vjeçar beson se mund të trumfojë mes kandidatëve dhe të mundë Donald Trump, të cilin e ka quajtur "Presidenti më i rrezikshëm në historinë moderne amerikane".

Nëse ai përsëri mund të kapë mbështetjen bazë dhe nëse energjia e fushatës së tij të fundit do të kalojë tek kandidatët e tjerë, ka gjasa të jetë një faktor qendror në përcaktimin e kandidatëve demokratë për të marrë vendin e presidentit.

Lexo më shumë...

Të fundit