Flash News

KRYESORE

Bërtiti "padrejtësi”/ 39 vjeçari shqiptar i vë flakën vetes përpara Parlamentit Evropian

Bërtiti "padrejtësi”/ 39 vjeçari shqiptar i vë

Një burrë me origjinë shqiptare i vuri flakën vetes përpara ndërtesës së Parlamentit Evropian në Strazburg të Francës. Ai pësoi plagë serioze dhe u dërgua në spitalin e Hautepierre-s, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:00.

Dernières Nouvelles d'Alsace raporton se policia kishte nisur hetimet, por ende nuk kishte informacion për arsyet e këtij veprimi të rëndë. I plagosuri me origjinë shqiptare ishte afër dhjetëra protestuesve nga Guinea, të cilët shpejtuan që të fiknin flakët. Sipas dëshmitarëve, 39 vjeçari në fillim bërtiti “padrejtësi”, pastaj spërkati veten me benzinë dhe më pas i vuri flakën. për disa sekonda ai u përfshi nga flakët, ku pësoi djegie në duar dhe fytyrë.

Ai mbante me vete një valixhe, brenda së cilës ndodheshin një pasaportë dhe objekte personale.  Atij i ishte kërkuar që të largohej nga shteti francez.

Të fundit