Flash News

KRYESORE

Betimi i Arta Vorpsit te noteri, ironizon presidenca: Meta nuk ndalon askënd të betohet as te parukierja

Betimi i Arta Vorpsit te noteri, ironizon presidenca: Meta nuk ndalon

Vjen reagimi i presidencës lidhur me betimin e Arta Vorpsit në noteri, duke shmangur presidentin, një ditë pasi ky i fundit la të nënkuptohet se nuk do ta thërrasë për betimin pasi nuk e njeh si të zgjedhur në mënyrë kushtetuese.

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me këtë hap nga ana e gjyqtares, sqaron: Të dashur gazetarë, Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t'ju sqaroj se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.

Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parë”.

Përplasja për anëtarët e Kushtetueses, Arta Vorpsi sfidon Metën dhe betohet te noteri

Të fundit