Flash News

KRYESORE

“Big Brother VIP” së shpejti në transmetim, Ledion Liço jep lajmin për emisionin e ri

Big Brother VIP Albania, formati i ri i Big Brother, pritet të moderohet nga moderatori Ledion Liço.

Lajmi u bë i ditur nga një postim në Instagram i vet moderatorit, i cili ka paralajmëruar nëpërmjet një videoje ku shkruan : “Gati???, BBVIP Albania”

Ndërkohë nuk kanë munguar as komentet e publikut, të cilët presin me padurim të marrin vesh se kur do të transmetohet dhe kush do të jenë pjesëmarrësit e formatit për ‘Big Brother Vip’.

Nëpërmjet videos së publikuar duket se punimet kanë nisur për ‘Big Brother Vip’ dhe ne nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim se çfarë surprizash do të shohim në ekran.

Të fundit