Flash News

KRYESORE

Bindja Demokratike padit KQZ-në, kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Kurbinit

Bindja Demokratike padit KQZ-në, kërkon ripërsëritjen e

Partia Bindja Demokratike ka paditur në Kolegjin Zgjedhor, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sepse kërkon të shpallen të pavlefshme zgjedhjet e 30 qershorit në 76 qendrat e votimit të KZAZ-së numër 15 në Bashkinë e Kurbinit.

Padia e kryer nga kandidati për kryetar në këtë bashki Edmond Piroli gjithashtu kërkon që të ripërsëriten zgjedhjet.

Veprimi i BD-së, partia e vetme që pati disa kandidatë në garën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit kundër PS-së, vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pranoi ankimimet e kësaj force politike, e cila kërkoi të hapeshin kutitë në disa bashki me pretendimet se kanë rezultuar votues edhe persona që nuk kanë qenë fare në Shqipëri.

Subjekti politik kërkoi të verifikohen të dhënat përmes sistemit TIMS, por përfaqësues të mazhorancës në KQZ thanë se pa pasur prova konkrete për këto akuza, e për këtë arsye nuk mund të hapen të gjitha kutitë.

Të fundit