Flash News

KRYESORE

Biznesmeni homoseksual zgjedh politikanin e preferuar shqiptar: Është karizmatik

Biznesmeni homoseksual zgjedh politikanin e preferuar shqiptar: Është

Biznesmeni i njohur shqiptar Elton Ilirjani, i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ka folur hapur për ngacmimet e që i vijnë nga persona të njohur në Shqipëri, si nga shoëbizi ashtu edhe nga politika.

“Ngacmime kam patur pafund. Kam patur nga persona të njohur të shoëbiz-it, këngëtarë, aktorë, regjisorë, ka Shqipëria plot, por edhe politikanë. Për mendimin tim ata janë më të papranueshimit, sepse të hapin probleme. Shqiptari kur ka pushtet, bëhet edhe më i keq dhe unë asnjëherë s’kam ndërmend të lidhem me politikanë”, tha Ilirjani.

Si politikan të preferuar, me të cilin nuk do ngurronte të lidhej nëse do i bëhej ftesa, ai veçoi Fatos Nanon.

“Fatos Nano është një personazh shumë karizmatik. Fatkeqësisht nuk i ka aspak qejf meshkujt, por nëse do i kishte, unë do e kisha gjuajtur vetë i pari. Për këtë të jesh e sigurt”, përfundoi ai.

Të fundit