Blue Ivy bën histori në “Bet Awards”

Fituesja më e vogël këtë vit në “Bet Awards” është vajza e Beyonce dhe Jay Z, Blue Ivy. Vogëlushja e dy yjeve të muzikës pop mori çmimin për këngën “Brown Skin Girl” bashkëpunim me Wizkid dhe Saint Jhn.

Edhe Beyonce mori një çmim, atë të “Humanitarian Award”,  për punën e saj filantropike dhe përpjekjet për ndihmë në pandeminë COVID-19. Ajo krijoi BeyGood, nismë që e ka testimin falas ndaj COVID-19 për afro-amerikanët, jep bursa për studentët dhe ndihmon në sektorë të tjerë.

Shfaqja u drejtua nga aktorja Amanda Seales dhe mirëpriti yje si Alicia Keys, Chloe x Halle, Jennifer Hudson, John Legend, Lil Wayne, Megan Thee Stallion, Roddy Riçh, Usher dhe Wayne Brady.

 

Këtë vit, “Bet Awards” u organizua online për shkak të pandemisë së COVID-19.