Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Borell: Jam spanjoll, por kjo nuk përbën problem në negociatat Kosovë-Serbi
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borell, ka nisur detyrën e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian. Në Kosovë pai ka marrë vëmendje të madhe duke qenë se do të ketë edhe rolin kryenegociatorit në bisedimet me Serbinë.
Nga shumë persona ai shikohet me dyshim, duke qenë se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por vetë Borell në një intervistë për gazetën kroate “Vercenji.hr’, tha se kjo nuk përbën problem për punën e tij.
“Qëndrimi i Spanjës ndikon në punën time? Jo, pse do të duhej të ishte një problem?”, u përjgigj ai, duke shtuar se do të marrë detyra të tjera dhe se nuk do të veprojë si ministër spanjoll.
Spanjolli e di se ndoshta nga kosovarët mund të mos shikohet me sy të mirë.
“Unë nuk do të veproj si ministër spanjoll, pasi do të marr detyra të reja. Unë e kuptoj që kosovarët nuk do të më duan, për faktin se Spanja nuk e njeh Kosovën. Por imagjinoni nga ana tjetër, që unë vij nga një vend që e njeh Kosovës. Në këtë rast serbët nuk do të më donin. Këtu ekziston një asimetri e caktuar. E pranoj Kosovën, dikush është i pakënaqur. Nuk e njoh Kosovën, dikush tjetër është i pakënaqur”, deklaroi zyrtari i BE-së.
Borell u shpreh se në momentin që do të krijohet qeveria e re në Prishtinë ai do të vizitojë Kosovën.