Flash News

Bota

Arrestohet gruaja e "El Chapo", akuzat që rëndojnë mbi të

Arrestohet gruaja e "El Chapo", akuzat që rëndojnë mbi

Gruaja e bosit meksikan të drogës, të burgosur, Joaquin “El Chapo” Guzman është arrestuar në SHBA nën dyshimin për trafik droge.

Emma Coronel Aispuro dyshohet se është udhëheqëse e një organizate meksikane të trafikut të drogës e njohur si Karteli Sinaloa.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Aispuro akuzohet për pjesëmarrje në një komplot për shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe marihuanës për import në SH.B.A. Për më tepër, Coronel Aispuro pretendohet të ketë komplotuar me të tjerët për të ndihmuar Guzman në arratisjen e tij më 11 korrik 2015 nga burg Altiplano, i vendosur në Almoloya de Juarez, Meksikë. Pasi Guzman u arrestua përsëri në Meksikë në janar 2016, Coronel Aispuro pretendohet të jetë përfshirë në planifikimin e një arratisjeje tjetër nga burgu me të tjerët para ekstradimit të Guzman në SHBA në janar 2017.

Mediat vendase shkruajnë se 31-vjeçarja e cila ka nënshtetësi të dyfishtë, amerikano-meksikane, e lindur në Culiacan, Sinaloa, Meksikë, u arrestua ditën e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles.

Ajo pritet të bëjë daljen e saj të parë në gjykatën federale ditën e nesërme në Gjykatën e Qarkut të SH.B.A.-së përmes një video konference.

Të fundit