Flash News

Bota

Dita e tretë e armëpushimit, Egjipti konfirmon lirimin e 42 pengjeve

Dita e tretë e armëpushimit, Egjipti konfirmon lirimin e 42 pengjeve

 

Egjipti ka thënë se e ka pranuar një listë me 13 izraelitë dhe një tjetër me 39 palestinezë që pritet të lirohen të dielën, në ditën e tretë të armëpushimit mes Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, dhe Izraelit.

Armëpushimi katërditor mes Hamasit dhe Izraelit – i ndërmjetësuar nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara – nisi të premten.

“Autoritetet egjiptiane e kanë pranuar sot një listë me të ndaluarit në Gazë, e cila përfshin 13 izraelitë, dhe një listë me palestinezët që do të lirohen nga burgjet izraelite, e cila përfshin 39 palestinezë. Ata do të këmbehen sot mes dy palëve”, tha Diaa Rashwan, shef i zyrës për media të Qeverisë egjiptiane.

Ky do të jetë grupi i tretë i pengjeve dhe të burgosurve që do të lirohen nga të dyja palët prej se nisi armëpushimi të premten.

Rashwan tha se armëpushimi po vazhdon “pa pengesa” në ditën e tretë.

Të fundit