Flash News

Bota

Gjykata pushon çështjen ndaj Trump për dokumentet e klasifikuara

Gjykata pushon çështjen ndaj Trump për dokumentet e
Vendimi i një gjykatësi federal për të pushuar çështjen e dokumenteve të klasifikuara të Donald Trump të hënën ishte një fund befasues i asaj që dikur shihej si një nga çështjet më të forta penale të ngritura kundër ish-presidentit vitin e kaluar.

Gjykatësja Aileen Cannon në Florida pushoi të hënën çështjen gjyqësore me akuza penale ndaj ish-presidentit Donald Trump për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, shkraun CNN

Cannon, e cila u emërua në këtë detyrë nga ish-presidenti Trump gjatë mandatit të tij, vendosi se prokurori i posaçëm Jack Smith, i cili drejton hetimin, ishte emëruar në mënyrë të paligjshme në këtë rol dhe se ai nuk e kishte autoritetin ligjor për të ngritur një padi të tillë. Në urdhërin prej 93 faqesh të gjykatëses Cannon thuhet se prokurori i posaçëm duhet të ishte emëruar me miratimin e Kongresit.

"Posti i Prokurorit të Posaçëm uzurpon efektivisht një kompetencë të rëndësishme legjislative, ia transferon atë një drejtuesi departamenti dhe vendos në rrezik lirinë strukturore të mishëruar në ndarjen e pushteteve", shkruhet në urdhërin e gjykatëses.

Vendimi vjen vetëm pak pas një tentative të dështuar në Pensilvani për vrasjen e ish-presidentit Trump, i cili pritet të marrë emërimin si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane gjatë konventës kombëtare që mbahet këtë javë në Miluoki.

Gjasat janë që prokurorët do ta apelojnë vendimin. Në çështje të mëparshme gjyqësore, gjykatat kanë vendosur në favor të autoritetit të Departamentit të Drejtësisë për të caktuar prokurorë të posaçëm për çështje hetimore me rëndësi politike.

 

Të fundit