Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Presidenti francez, Emmanuel Macron po angazhohet për armëpushim në luftën e Gazës. Të hënën (07.04.). presidenti francez takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe mbretin jordanez Abdullah II, njoftoi vetë Macron në shërbimin online X. Presidenti francez mbërriti të dielën në mbrëmje për vizitë në Kajro. Kurse të martën Macron dëshiron të udhëtojë pranë Rripit të Gazës. Sipas Pallatit Elysée, ai planifikon një takim me punonjësit humanitarëpol në qytetin Al-Arish për të nënvizuar mbështetjen e tij për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Arish ndodhet rreth 50 kilometra nga Rripi i Gazës dhe është një pikë e rëndësishme kalimi për dërgimin e ndihmave në territorin palestinez
Është takimi i dymbëdhjetë mes Macron dhe al-Sisit, që kur Macron mori detyrën në vitin 2017. Por ky udhëtim konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm. "Do të flitet për krizat në rajon - në Siri dhe vendet fqinje të Libisë, Sudanit dhe Izraelit," tha Pallati Elysée. Ka shpresë për një përparim në konfliktin e Lindjes së Mesme - gjithashtu duke pasur parasysh rolin e Francës si një urë lidhëse me botën arabe.
Zyrtarisht flitet se tema qendrore është bashkëpunimi ekonomik. Por fokusi i vërtetë është tek lufta e Gazës. Izraeli së fundi e theu armëpushimin që e arriti si vend në janar me Hamasin, që është klasifikuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania dhe disa shtete arabe. Izraeli filloi ofensivë të gjerë në Rripin e Gazës pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, dhe vrau më shumë se 1200 njerëz, mori më shumë se 200 pengje, nga të cilët jo të gjithë janë ende të lirë.
Sipas Hamasit, më shumë se 50,000 njerëz thuhet se kanë vdekur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës. "Ne do të flasim për një armëpushim dhe një fund të mundshëm të luftës," thotë një zëdhënëse e Elysee. "Ne duam gjithashtu të vulosim një partneritet strategjik midis Francës dhe Egjiptit - si ai që ekziston tashmë për Egjiptin dhe BE-në."
Rruga e De Golit në botën arabe
Franca ka një pozicion kyç ndër shtetet e BE-së në Egjipt - dhe në botën arabe - shpjegon Ahmed El Keiy, ish-gazetar, drejtor menaxhues i qendrës së konsulencës politike AEK Conseil. Marrëdhëniet franko-egjiptiane kanë qenë të shkëlqyera për dekada të tëra”, tha ai në një intervistë për DW. "Shumë kompani franceze operojnë në Egjipt dhe kanë dhjetëra mijëra punonjës atje. Egjipti ishte gjithashtu vendi i parë që bleu 24 avionë luftarakë Rafale në 2015, duke hapur rrugën për eksporte të mëtejshme të avionëve në vende të tjera." Egjipti është një nga importuesit kryesorë të mallrave ushtarake franceze.
Këto marrëdhënie të ngushta historikisht lidhen me politikën e Lindjes së Mesme të ish-presidentit të shtetit të Francës, Charles de Gaulle. Ish gjenerali, i cili drejtoi Francën nga viti 1958 deri në 1969, zgjodhi një rrugë të mesme për Lindjen e Mesme: mbështetjen dhe njohjen e shtetit të Izraelit, por jo pa kushte. De Gaulle e dënoi Izraelin pasi vendi filloi Luftën Gjashtë Ditore me një sulm parandalues në Egjipt në qershor 1967 dhe vendosi një embargo armësh. Ai bëri thirrje për maturi në marrëdhëniet e tij me shtetet arabe.
“Kjo është një arsye tjetër pse Franca njihet shumë mirë në botën arabe dhe veçanërisht në Egjipt,” shpjegon El Keiy. Gazetari Khaled Saad Zaghloul, i cili është akredituar në Elysee që nga viti 1995, e përjeton këtë drejtpërdrejt. “Presidentët Jacques Chirac, Nicolas Sarkozy, François Hollande dhe tani Emmanuel Macron janë koordinuar të gjithë me Kajron të paktën çdo javë”, shprehet gazetari egjiptian për DW. "Që nga traktati i paqes midis Egjiptit dhe Izraelit i nënshkruar në vitin 1979, Kajro ka qenë e pranuar." Në atë kohë, Egjipti ishte vendi i parë arab që njohu zyrtarisht Izraelin si pjesë e së ashtuquajturës Marrëveshje e Camp David.
Për Fawaz Gerges, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në London School of Economics, udhëtimi i Macron zhvillohet në rrethana të veçanta. "Macron po përdor vakumin ndërkombëtar të pushtetit për t'u paraqitur si lider i botës perëndimore - në fund të fundit, SHBA-ja tani shihet si e pabesueshme. Gjermania është ende në negociata koalicioni. Po ashtu ky vend ka më pak prani në Lindjen e Mesme, ashtu si Italia dhe Britania e Madhe", tha Gerges në një intervistë për DW.
Dhe Egjipti është një pikë kyçe, sipas ekspertit. Me rreth 110 milionë banorë, ai shtrihet në udhëkryqin e Afrikës, Azisë dhe Evropës. "Ajo që po ndodh në Egjipt ka efekte të gjera," thotë Gerges. "Vendi është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për emigracionin. Ai pranon shumë refugjatë nga vendet fqinje dhe, ndryshe nga Libia, ata nuk ecin më tej. Konsiderohet një strehë e stabilitetit në një rajon ku ka luftëra civile dhe grupe terroriste janë aktive."
Rritje e presionit për t'i dhënë fund luftës
Në kryeqytetin egjiptian në fillim të marsit, 22 shtetet anëtare të Ligës Arabe ranë dakord për një plan për të rindërtuar Rripin e Gazës në pesë deri në shtatë vjet. Banorët nuk duhet të largohen nga rajoni bregdetar në Mesdhe. Synimi është administrimi nga Autoriteti Palestinez i Bregut Perëndimor. Propozimi bie ndesh me planin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur palestinezët në Egjipt dhe Jordani për të rindërtuar Rripin e Gazës.
"Plani arab është një bazë e mirë për diskutime, por duhet të plotësohet në lidhje me garancitë e sigurisë dhe formën e ardhshme të qeverisjes në Gaza", tha një zëdhënëse e Elysee, duke shtuar se rezultatet e vizitës do t'i paraqiten edhe Uashingtonit më vonë. Franca dhe Arabia Saudite po planifikojnë gjithashtu një konferencë mbi zgjidhjen me dy shtete këtë qershor. Saad Zaghloul shpreson që udhëtimi i Macron të japë fryte. "Franca, BE dhe Egjipti duhet të rrisin presionin për t'i dhënë fund përfundimisht luftës," thotë ai.
Amnesty International, megjithatë, po bën thirrje që Franca të përdorë marrëdhëniet e saj me Egjiptin edhe për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut. Organizata ndërkombëtare joqeveritare flet për një “krizë të të drejtave të njeriut” dhe “represion sistematik të politikanëve dhe gazetarëve opozitarë” atje. “Macron duhet të thekosjë në mënyrë eksplicite të drejtat e njeriut në deklaratën përfundimtare, të kërkojë lirimin e të burgosurve politikë dhe që zgjedhjet parlamentare të këtij gushti të zhvillohen të lira dhe demokratike”, tha përfaqësuesja e Amnesty International në Egjipt, Lena Collette./DW/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38