Flash News

POLITIKOFF

Lamtumirë WhatsApp për disa modele të vjetra iPhone!

Lamtumirë WhatsApp për disa modele të vjetra iPhone!

Përdoruesit e iPhone me pajisje të vjetra duhet të përgatiten për një ndryshim të rëndësishëm: duke filluar nga 5 maji 2025, aplikacioni WhatsApp nuk do të funksionojë më në disa modele më të vjetër të iPhone.


Ky vendim vjen pas përditësimeve të reja të Meta-s, e cila ka njoftuar se ndryshimet janë pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë dhe përmirësuar funksionimin e aplikacionit në pajisjet më të fundit. Konkretisht, WhatsApp nuk do të mbështetet më në iPhone që përdorin versione më të vjetra se iOS 15.1.

Kjo do të prekë veçanërisht përdoruesit e modeleve si:


iPhone 5s
iPhone 6
iPhone 6 Plus

Këto pajisje, të prodhuara midis viteve 2013 dhe 2014, nuk kanë më mundësi për të përditësuar sistemin operativ përtej iOS 12.5.7, çka do të thotë se pas kësaj date, WhatsApp nuk do të funksionojë më në to.

Përdoruesit që nuk mund të përditësojnë në një version më të ri të iOS do të duhet të kalojnë në një pajisje më moderne, nëse duan të vazhdojnë përdorimin e aplikacionit të njohur të komunikimit.


Ndërkohë, edhe disa modele Android po humbasin mbështetjen për WhatsApp që nga 1 janari 2025, përfshirë pajisje të caktuara nga Samsung, Motorola, HTC, LG dhe Sony.

Ky veprim është pjesë e strategjisë së kompanisë për të mbajtur aplikacionin të sigurt dhe të qëndrueshëm, duke e shkëputur nga pajisjet që nuk mbështesin më standardet e reja të teknologjisë.p

Të fundit