Flash News

KRYESORE

Britani e Madhe, vritet në mes të rrugës 17-vjeçari

Britani e Madhe, vritet në mes të rrugës 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Londër nga një bashkëmoshatar i tij, pas disa konflikteve që të rinjtë kanë pasur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në zonën  e Southwark, ku viktima është gjetur nga policia në mes të rrugës në gjendje shumë të rëndë.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, për fat të keq adoleshenti nuk ka arritur të mbijetojë.

Autori i vrasjes, pasi ka shkrepur pistoletën është larguar, ndërkohë që po vijojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Sipas mediave ndërkombëtare, janë të paktën 60 vrasje të ndodhura në kryeqytetin britanik që nga fillimi i vitit, duke shënuar kështu një rritje të madhe të dhunës që e ka bërë Londrën të kalojë për herë të parë në histori Neë York-un, përsa i takon vrasjeve në rrugë.

Të fundit