Flash News

KRYESORE

Busquets kritikon shokët pas turpit 2-0: Mësohuni me këtë trajner!

Busquets kritikon shokët pas turpit 2-0: Mësohuni me këtë

Valencia sot fitoi 2-0 ndaj Barcelonës në “Mestalla Stadium” dhe kjo ishte një ndeshje speciale, sepse Valencia fitoi pas 12 vitesh në këtë stadium kundër katalanasve.

Senatorët e Barcelonës nuk e pritën aspak mirë humbjen. Ata u panë të largohen shpejt dhe të zhgënjyer nga fusha, porsa ndeshja mbaroi. Sergio Busquets kritikoi hapur disa nga shokët e tij të skuadrës, duke thënë se ende nuk janë ambientuar me idetë e trajnerit Setien.

“Mendoj se shokët e skuadrës duhet të përshtaten sa me shpejt me idetë e Setienit dhe ekipit teknik. Kishim momente të mira në këtë takim, por dhe momente që duhen përmirësuar sa më shpejt. Disa lojtarë duan kohë që të kuptojnë idetë që ka trajneri ynë i ri dhe ato që duhen implementuar në fushë”, deklaroi spanjolli.

Të fundit