Flash News

KRYESORE

Bylykbashi denoncon: Presion i frikshëm te tregtarët në Durrës që të votojnë

Ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, denoncoi presionin e jashtëzakonshëm mbi tregtarët e tregut të fruta-perimeve në Durrës, të cilëve u kërkohet që të marrin pjesë në votimet e të dielës

Ai publikoi kërcënime të zyrtarëve të bashkisë, që kërcënojnë tregtarët se kushdo që nuk do të votojë të dielën, do t’i hiqet licenca e tregtimit.

“Banditet e Bashkisë Durres po ushtrojne ‎presion mbi personat qe shesin te tregu i fruta-perimeve i Durresit per t'i detyruar te votojne diten e diele bashke me familjet e tyre. Tregtarët janë kërcënuar qe nëse nuk votojnë te dielën, ne 30 qershorin e Edi Ramës, atyre do t'u hiqet leja e tregtimit ne tregun e fruta-perimeve.

Tregtaret denoncojnë se objektivi i ketyre banditeve me pushtet te PS me ne krye Dakon është qe te arrijnë te sajojne me cdo kusht dhe cdo menyre 48 perqind te pjesmarrjes ne votim‎. Kjo është vepër penale. Por prokuroria e Arta Markut nuk vepron sic nuk ka vepruar për dosjen 339 te vjedhjes se zgjedhjeve në Durrës ne 2017”, shkroi Bylykbashi në Facebook.

Të fundit