Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Çfarë do të thotë fitorja e së djathtës greke për marrdhëniet me Maqedoninë e Veriut?
Aleksandar Ivković / European Western Balkans
Në janar të këtij viti, partia e opozitës Demokracia e Re votoi kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë e sapo ripagëzuar. Udhëheqësi i opozitës Kyriakos Mitsotakis deklaroi se marrëveshja do të krijonte më shumë probleme për Greqinë sesa zgjidhte.
A do të krijojë fitorja e djeshme e DR vështirësi të reja në marrëdhëniet midis Athinës dhe Shkupit, të cilat kanë përparuar drejt normalizimit të plotë gjatë mandatit të Alexis Tsipras?
Përgjigjja është - pak gjasa, mendon Nikolaos Tzifakis, profesor i asociuar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Peloponezit dhe anëtar i BiEPAG-ut.
"Marrëveshja e Prespës nuk ishte çështje kryesore gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se ai nuk do të vinte në pikëpyetje një marrëveshje që është ratifikuar nga shteti grek ", shpjegon Tzifakis.
Kjo është në përputhje me pozicionin e Mitsotakis nga janari. Edhe pse kishte shprehur kundërshtimin ndaj marrëveshjes, ai gjithashtu deklaroi se "sapo një marrëveshje të jetë ratifikuar, shumë pak mund të bëhet për ta ndryshuar atë".
Megjithatë, Tzifakis kujton se kryeministri i ri, babai i të cilit Konstantinos, ishte gjithashtu kreu i qeverisë në fillim të viteve 1990, kur tensionet mbi emrin e Maqedonisë së re të pavarur ishin në kulm, do të pranojë vetëm një zbatim të plotë të marrëveshjes.
Sipas dokumentit, të nënshkruar në qershor 2018, emri i ri i vendit do të përdoret në të gjitha rrethanat, si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht. Të dy palët janë zotuar të përmbahen nga pretendimet e ndonjë territori, si dhe masat për të ndaluar çdo aktivitet armiqësor, veprime dhe propagandë.
Nëse Maqedonia Veriore vazhdon të respektojë dhe zbatojë Marrëveshjen, e cila gjithashtu përfshin dispozitat për bashkëpunimin politik dhe ekonomik, nuk duhet të shqetësohet për vështirësitë shtesë, veçanërisht kur është fjala për hapjen e negociatave të pranimit në BE, beson Tzifakis.
"Athina nuk pritet të ndryshojë kursin për çështjen e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut për aq kohë sa zbatimi i marrëveshjes përparon pa probleme", përfundon ai.
Me fitoren e Demokracisë së Re, Këshilli i Europës tani ka nëntë anëtarë të Partive Popullore Europiane, duke e rritur shumicën e saj mbi udhëheqësit e qendrës dhe të qendrës së majtë.
Fushata e DR u përqëndrua në një program pro-biznesit që prioritizon rritjen ekonomike dhe vendet e reja të punës duke përshpejtuar investimet, shkruan Euractiv.
"Fitorja e Demokracisë së Re është një lajm i madh për ekonominë greke që dëshpërimisht ka nevojë për një model të ndryshëm të politikës ekonomike, duke u përqednruar te ulja e taksave, zbatimi i reformave strukturore dhe stimulimi i investimeve private", thekson Tzifakis.
*Përkthimi nga anglishtja në shqip: Politiko.al