Cili tipar i juaji i irriton të tjerët sipas shenjës që keni në horoskop

E keni kuptuar ndonjëherë që mund të ketë diçka tek ju që i irriton të tjerët?! Kjo lidhet shumë edhe me shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi – impulsiv

Dashi është shenjë që vepron, që pranon çdo aventurë, vetëm që të dëshmojë se mund të tejkalojë sfidat. Për këtë shkak personat e kësaj shenje nuk janë në gjendje që të dëgjojnë të tjerët. Ata do të bënin mirë sikur të rehatoheshin dhe t’i qetësonin mendimet paksa.

Demi – optimist i përjetshëm

Optimizmi është veti e mrekullueshme derisa jeni fëmijë. Demi duhet të pushojë së besuari se çdo gjë në botë është e mrekullueshme dhe të bëhet real. Duke ndjekur fluturat, Demi rrezikon që të shkatërrojë lidhjet me njerëzit.

Binjakët – llafazanë

Binjakët janë persona të gëzueshëm, por llafet e tyre ndonjëherë sikur nuk kanë fund. Iu pëlqen aq shumë të flasin, sa që bien në dashuri me zërin e vet. Ata duhet të mësojnë sesi t’i dëgjojnë të tjerët, sepse komunikimi mund t’iu ndihmojë që të gjejnë shokë, por dëgjimi i asaj që thonë ta iu ndihmon që t’i ruajnë ata.

Gaforrja – i ndryshueshëm

Ndryshimet e disponimit te pjesëtarët e kësaj shenje, pa ndonjë paralajmërim, janë aq të shpeshta, sa që ju bëjnë të dyshoni mos ata vuajnë nga çrregullimi bipolar. Gaforrja ju tregon sa herë që përjeton ndryshime.

Luani – i zhurmshëm

Luanët janë liderë, por shpesh ky rol mund t’i bëjë tepër të padurueshëm. Janë tepër të zhurmshëm, prandaj jua kujtojnë shpesh këtë në shoqëri. Luanët shpesh janë të detyruar që ta qetësojnë vet veten e tyre, në mënyrë që këtë të mos e bëjnë të tjerët.

Virgjëresha – e heshtur

Virgjëreshat janë njerëz tepër të qetë, që merren kryesisht me mendimet e veta. Meqë personalitetin e vet e shprehin me sjellje, ata shpesh janë ose të turpshëm, ose snobë. Ata duhet të mësohen të flasin. Të mos preokupohen shumë rreth asaj se çka do të mendojnë të tjerët.

Peshorja – e vetmuar

Dobësia e peshores është pavarësia. Edhe pse duket se ajo iu ofron fuqi, kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, pjesëtarët e kësaj shenje shpesh e teprojnë me vetmi, apo duke vuajtur. Rrënoni muret rreth vetes dhe gjejeni lumturinë e vërtetë.

Akrepi – fuqia

Akrepit i pëlqen që ta ndjejë fuqinë. Por, keqpërdorimi i asaj fuqie është dukuri e shpeshtë te Akrepi. Sidomos arroganca, me të cilën Akrepi bëhet i prirë për arrogancë. Akrepi do të bënte mirë sikur të pajtohej se nuk është “Superman”-i.

Shigjetari – jorealist

Shigjetarit i pëlqen që të mos ketë telashe. Për nga natyra, personat e kësaj shenje janë shumë argëtues, por meqë nuk mund t’i qetësojnë, të tjerët nuk rrinë shumë me ta. Nuk mund të jetoni gjithmonë sot për nesër.

Bricjapi – punëtor

Për fat të keq, Bricjapi nuk e di domethënien e fjalës ekuilibër. Kur bëhet fjalë për argëtim dhe punë, kjo e dyta do të mbizotërojë gjithmonë. Kjo mund të frustrojë njerëzit rreth tyre, sepse cili është kuptimi i punës pa argëtim?

Ujori – i çuditshëm

Ujori me të vërtetë është person unik dhe i pëlqen që të argëtohet. Por, jetën dhe të gjitha problemet i merr shumë seriozisht. Te njerëzit e kësaj shenje duhet të ndryshohet vetëm mënyra sesi adaptohen. Nëse ndokush nuk ju merr seriozisht, atëherë humbet tërë pasioni që keni.

Peshqit – patetikë

Kur të dashurohen, Peshqit përjetojnë emocione tepër të forta! E, pasi të përfundojë lidhja, edhe më të forta! Peshqit duhet të mësohen sesi të kanalizojnë dhembjen e tyre emocionale në diçka më produktive.