Flash News

KRYESORE

Coronavirus në Itali: Katër fëmijë të infektuar, shkon në 12 numri i viktimave

Coronavirus në Itali: Katër fëmijë të infektuar, shkon

Coronavirus-i vazhdon të përparojë në Itali. Numri i viktimave ka shkruar në 12.

Deri tani mediat italiane raportojnë për 374 njerëz të infektuar, rreth njëqind më shumë sesa të hënën. Tashmë nga epiqendra e shpërthimit në Veri të Italisë, raste të reja janë shënuar edhe në Jug të vendit, si në Siçili dhe dy rajone të tjera, Liguria dhe Toscana, madje ka dyshime edhe në Marche.

Pas tensioneve, qeveria miratoi një urdhëresë për të standardizuar sjelljen e rajoneve që nuk janë pjesë e zonave të kuqe (Lombardia dhe Veneto).

Lombardia kryeson me 259 të infektuar, e ndjekur nga Veneto (45), Emilia Romagna (26), Piemonte (3), Lazio (3), Sicilia (3), Toscana (2), Liguria (2) dhe Alto Adige (1).

Në rajonin e Marche, një mostër nga krahina e Pesaro-s testohet pozitive dhe do t'i dërgohet Spallanzani nesër në mëngjes: vetëm pas përfundimit të këtij kontrolli të dytë do të jetë e mundur të përcaktohet nëse është një rast i ri i koronavirusit.

Një person është rikuperuar plotësisht.

Raste të reja te fëmijët

Sot në mëngjes, katër të mituri u testuan pozitivë për Coronavirus në Lombardi, dy në spital (në San Matteo në Pavia dhe në spitalin Seriate në provincën e Bergamo).

Është një vajzë 4-vjeçare që tani është shtruar në spital në San Matteo, për të cilët infeksioni është më i lehtë, dy fëmijë 10-vjeç dhe një djalë 15-vjeçar.

Të fundit