Flash News

KRYESORE

“Daily Mail” sërish shkruan për luanët e keqtrajtuar: Autoritetet shqiptare refuzojnë të përgatisin dokumentacionin

Nga Fieri në Kopështin Zoologjik në Tiranë, tre luanët Zhaku, Boby dhe Lenci sërish jetojnë në kushte jo të përshtatshme.

“Daily Mail” ka shkruar sërish për luanët e keqtrajtuar në Fier, ndërsa thekson se autoritetet në Shqipëri refuzojnë të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm për t’u transferuar në Europë dhe më pas në Afrikë.

Që prej tetorit luani 20-vjeçar Zhaku dhe dy këlyshët, Boby dhe Lenci janë sjellë në Tiranë, pasi në kopshtin zoologjik në Fier qëndronin kushte çnjerëzore si dhe kanë patur probleme të shumta shëndetësore, ku njëri nga luanët për pak humbi shikimin për shkak të një infeksioni në sy.

Kopshti i Fierit është cilësuar  nga mediat e huaja “si kopshti zoologjik më i keq në Evropë”.

“Daily Mail” shkruan se pronari i kopshtit zoologjik në Fier i ka bërë kërkesë gjykatës për konpensim, me pretendimin se i është dëmtuar biznesi.

Tre luanët ndodhen të ndarë nga njeri-tjetri të vendosur të kafaze të vogla në Tiranë. Kjo media shkruan se shoqata ndërkombëtare e bamirësisë  “Four Paws”,  pas dy tentativave të dështuara për të marrë luanët ka hequr dorë, pasi autoritetet në Shqipëri refuzojnë të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm.

Drejtues të kësaj shoqata janë shprehur se qëndrimi i luanëvë në Tiranë do të ishte i përkohshën dhe nuk kuptojnë përse procesi ka mbetur në mes, kur bashkëpunimi herë të tjera me autoritet shqiptare ka rezultuar me sukses.

Të fundit