Flash News

KRYESORE

“Dancing with the stars”, ky është çifti që rrëmbeu kupën për këtë vit

Këngëtarja Soni Malaj dhe balerini Dion Gjinika janë shpallur fitues të këtij edicioni në “Dancing with the stars”.

Do doja shumë të falenderoja produksionin, Holta Dulakun, faleminderit shumë që më ke vënë një partner të mrekullueshëm, është falë Dionit që unë arrita në fitore”, u shpreh Soni.

Një nga konkurrentet më të forta që nga puntata e parë e deri sot, ka qenë këngëtarja Soni Malaj. Ajo është përkrahur pafund dhe nga publiku, i cili shpesh ka qenë kundër disa kritikave që i janë bërë  Sonit nga ana e jurisë.

Javët e fundit, kanë ndodhur disa debate mes jurisë dhe çiftit Soni-Dion dhe kjo është reflektuar disa herë dhe në pikët e ulëta që i ka dhënë kryetari i jurisë, Iliri, Sonit.

Të fundit