Flash News

KRYESORE

Danimarka dhe Estonia konfirmojnë rastet e para me coronavirus, një prej të prekurve gazetar në TV

Danimarka dhe Estonia konfirmojnë rastet e para me coronavirus, një

Danimarka dhe Estonia konfirmojnë rastet e para të koronavirusit të ri

coronavirus-i vazhdon përhapjen e tij sot në të gjithë botën. Danimarka dhe Estonia kanë hyrë në listën e vendeve që kanë konfirmuar rastet e tyre të para.

CNN shkruan se një gazetar në një kanal televiziv në Danimarkë është rasti i parë e konfirmuar e vendit.

Estonia njoftoi gjithashtu rastin e parë të konfirmuar të virusit.

Ministri i çështjeve sociale Tanel Kiik tha për Televizionin Eesti (ETV) se personi i infektuar ishte një shtetas i Iranit që erdhi në Estoni të mërkurën.

Pacienti tani është në karantinë.

Të paktën shtatë vende evropiane kanë konfirmuar rastet e tyre të parë të coronavirusit në vetëm dy ditë.

Të mërkurën, Xhorxhia, Greqia, Rumania, Norvegjia dhe Maqedonia e Veriut të gjithë njoftuan se kishin diagnostikuar infeksionet e tyre të para të sëmundjes vdekjeprurëse, e cila tani ka infektuar më shumë se 81,000 njerëz në të gjithë botën.

Të fundit