Flash News

KRYESORE

Dashuria që nuk e shprehën kurrë, pas shumë vitesh Keanu Reeves pranon ndjenjat për Sandra Bullock

Dashuria që nuk e shprehën kurrë, pas shumë vitesh Keanu
"Speed 1" dhe "Speed 2" e më pas "The Lake of House" është filmi që i bëri bashkë Sandra Bullock dhe Keanu Reeves. Dyshja kishin kaq kimi dhe shkonin shumë me njëri-tjetrin. Fansat do kishin dashur që edhe në jetën reale të kishin pasur një histori dashurie. Dhe mesa duket paska pasur, por e pashprehur kurrë më parë. I ftuar në emisionin e “Ellen Degeneres”, aktori i famshëm ka treguar për herë të parë se i pëlqente shumë Sandra Bullock. Ishte Ellen ajo që tregoi në fillim që Sandra e pëlqente aktorin. Por për çudinë e të gjithëve Keanu zbuloi se edhe ai e pëlqente dhe nuk i kishte thënë asgjë asaj. Keanu: “As ajo nuk e dinte që edhe unë e pëlqeja atë!” Ellen: “Nuk më besohet që ju të dy e keni pëlqyer njëri-tjetrin dhe kishit frikë!” Keanu: “Ne po punonim!” Ellen: “Po ka edhe njerëz të tjerë që punojnë. Nuk ke pasur ti ndonjë romancë me dikë që ke bërë një film?” Keanu: “Hmmmm” Ellen: “Më duket si po!”  
 
View this post on Instagram
 

Tomorrow, Keanu Reeves and I meet for the first time.

A post shared by Ellen (@theellenshow) on

Të fundit