Flash News

KRYESORE

Dasmë në kohë pandemie; nuk zbatoi protokollin e sigurisë anti-Covid, gjobë pronarit të një lokali në Durrës

Dasmë në kohë pandemie; nuk zbatoi protokollin e sigurisë

Edhe pse në kushte pandemie ku nuk lejohet grumbullimi i njerëzve, shqiptarët nuk heqin dorë lehtësisht nga dasmat. Mirëpo, kjo i ka kushtuar pronarit të një lokali në Durrës, i cili është gjobitur në vlerën e 10 milion lekëve të vjetra, pasi nuk zbatoj protokollin e sigurisë anti-Covid dhe organizojë një dasmë.

Përmes një njoftimi publik, policia po ashtu bën me dije se ka nisur procedimin penal për 39-vjeçarin E.K nga Sukthi.

"U konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin  fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës", thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Organizoi dasmë në lokalin e tij, në kundërshtim me protokollet e sigurisë, procedohet penalisht dhe gjobitet nga ISHSH-ja pronari i lokalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:

  1. K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt.

Të fundit