Flash News

KRYESORE

David McAllister konfirmon se nuk ka negociata Shqipëri-BE në 2017-ën, ndoshta…

David McAllister konfirmon se nuk ka negociata Shqipëri-BE në

Eurodeputeti gjerman, David McAllister ka konfirmuar deklaratën e Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn se Shqipëria është ende larg nga data e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Në një intervistë për ‘Deutsche Welle’, McAllister ka theksuar se negociatat me Shqipërinë mund të hapen ndoshta vitin e ardhshëm, nëse vendi nuk përballet me probleme të tjera. Ai theksoi se Mali i Zi është i pari nga shtetet e Ballkanit Perëndimor sa i përket avancimit drejt BE-së, i ndjekur nga Serbia.

“Mali i Zi negocion për 20 nga 39 kapitujt e anëtarësimit. Serbia ka 10 kapituj të hapur. Po të eci gjithçka pa probleme, Shqipëria mund të nisë ndoshta vitin e ardhshëm bisedimet zyrtare të anëtarësimit. Tri shtetet e tjera, Maqedonia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë pak më mbrapa, por kanë një perspektivë të mirë”, ka deklaruar eurodeputeti gjerman.

Kryeministri Edi Rama u shpreh përpara fushatës elektorale se nisja e zbatimit të vettingut do të ndikonte që negociatat të nisnin brenda 2017-ës, por deklaratat që bëhen nga Bruskeli nuk janë optimiste. Vettingu ka nisur zbatimin, zgjedhjeve iu dha notë kaluese nga OSBE, por negociatat nuk do të hapen.

Ky është “ministri i tepsisë” që Rama e mori me vete në Trieste por e zhduku nga çdo publikim

Të fundit