Flash News

KRYESORE

Debat në Prokurori për çështjen e Bashës, kush është prokurori që refuzon të firmosë kërkesën për gjykim

Debat në Prokurori për çështjen e Bashës, kush

Prokuroria e Tiranës ka dërguar sot një shkresë në selinë e PD, ku njoftohet lideri i demokratëve se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade.

Ndërkohë që prokuroria e akuzon kryedemokratin Basha  për “falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Prokuroria ka marrë të pandehur me të njëjtën akuzë edhe Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin.

Sipas televizioneve informative Bashës i është komunikuar akuza dhe marrja e tij si i pandehur një ditë më parë nga avokati i tij Ivi Kaso.

Por çështja nuk ka kaluar pa tension e debat në prokurori. Kërkesa për gjykim është firmosur nga dy gjykatës.

Prokurori i tretë ka tjetër qëndrim. Bëhet fjalë për Kol Hysenaj, i cili nuk ka dhënë shpjegime për qëndrimin e tij. Nëse këtë qëndrim e ka shprehur në dokument, kjo nuk dihet ende.

Kujtojmë se Hysnaj hetoi edhe çështjen ‘Babale’.

Prokuroria mbyll hetimet për lobimin në SHBA, Basha i pandehur për falsifikim formulari/ Sa vite burg rrezikon nëse vërtetohen akuzat

Zyrtarisht i pandehur për lobimin rus, si reagonte Basha kur u njoftua për hetimet: Sajesë e Edi Ramës

Të fundit