Flash News

KRYESORE

Deklarata e bashkimit me Kosovën, Maja Koçijançiç reagon ndaj Ramës

Deklarata e bashkimit me Kosovën,  Maja Koçijançiç

Zëdhënësja  e Komisionit Evropian , Maja Koçijançic ka reaguar pas deklaratës së Ramës për bashkimin  me Kosovën. E pyetur për “Blic” ajo tha se duhet të  ruhen marrëdhëniet e mira me fqinjët, teksa shtoi se Ballkani ka një të ardhme të qartë evropiane.

“Sikurse është konfirmuar së fundmi edhe nga Këshilli i Evropës, Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një të ardhme të qartë evropiane. Për të arritur këtë qëllim ne ë gjithë duhet të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal” -tha Koçijançiç.

Çdo formë e  ndikimit politik është e dëmshme për konsolidimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha dje se nëse perspektiva e Ballkanit Perëndimit për t’u anëtarsuar në BE zbehet nuk mund të përjashtojë mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Të fundit