Flash News

KRYESORE

Del dokumenti një ditë para, Ronaldo i katërti në listën e "Topit të Artë"

Del dokumenti një ditë para, Ronaldo i katërti në

Topi i Artë po krijon polemika pafund. Trofeu do të jepet më 2 dhjetor, pra nesër, por duket se fituesi dihet që tani. Bëhet fjalë për një dokument të publikuar nga El Mundo Deportivo.

Sipas gazetës katalanase, fitues do të shpallet Leo Messi, edhe pse Virgil van Dijk është ai i cili ka fituar Ligën e Kampionëve. Në internet ka dalë një renditje përfundimtare e rezultateve dhe El Mundo Deportivo i ka kushtuar një shkrim.

Bazuar te ky dokument, Messi është i pari dhe ndiqet nga Van Dijk, Mohamed Salah, Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane. Nuk mund të përcaktohet me siguri të madhe se sa i vërtetë është ky dokument, por rrjetet sociale po "ndizen" prej tij.

Kush e meriton trofeun? Presim deri nesër.

Të fundit