Flash News

KRYESORE

Dëmet nga tërmeti, inxhinieri: Procesi i vlerësimit nuk po bëhet siç duhet

Dëmet nga tërmeti, inxhinieri: Procesi i vlerësimit nuk po

Inxhinieri dhe ish-anëtari i Këshilli të Rregullimit të Territorit, Edgar Frashëri e ka cilësuar procesin e rivlerësimit të dëmeve nga tërmeti jo të duhur.

Gjatë një interviste në A2 nga Italia, Frashëri tha se shteti është kapur në befasi.

“Është një fazë shumë e hershme dhe shteti është kapur gafil dhe nuk është në gjendje për të bërë vlerësimin e kualifikuar të gjendjes pas tërmetit. Shoh shifra marramendëse në shtypin italian që nuk rakordojnë me njëra-tjetrën.

Mendoj se janë të ekzagjeruar dhe mendoj se është Instituti i Ndërtimit ai që i paraprin kësaj pune dhe njerëzit nuk duhet t’i mbajmë me shpresa koti dhe shteti duhet të përgatitet për periudha të gjata për të sistemuar kësaj njerëz.

Mendoj se ato organizma që duhet të merren me këtë punë janë fare të papërgatitura. Në këtë fazë duhet të ndahet kashta nga kokrra”, tha inxhinieri ndër të tjera.

Të fundit