Flash News

KRYESORE

Denoncon ish deputeti: Pak orë para protestës, policia po provokon qytetarët

Denoncon ish deputeti: Pak orë para protestës, policia po provokon

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu denoncon pak orë para protestës së parashikuar sot nga opozita se policia po provokon qytetarët.

Sipas Balliut, në Pogradec efektivë të Policisë po mundohen të arrestojnë qytetarët në tentativë për të trembur çdo shqiptar që proteston.

“Vetëm pak orë përpara protestës së opozitës, Policia po provokon qytetarët.

Në Pogradec efektivë të Policisë po mundohen të arrestojnë qytetarët në tentativë për të trembur çdo shqiptar që proteston kundër kësaj klike në pushtet. Këto janë provokime të pafytyra, të cilat vetëm sa tensionojnë edhe më shumë situatën.

I bëj thirrje Policisë që të distancohet nga këto arrestime të paligjshme të qytetarëve shqiptarë.

Asgjë dhe askush nuk i ndal shqiptarët në betejën e tyre për liri, demokraci dhe integrim”, shkruan Balliu.

Të fundit