Flash News

KRYESORE

Deputeti i ‘opozitës së re’ kërkesë Gramoz Ruçit: Refuzoj rrogën dhe dietat

Erion Piciri, deputeti që u bë pjesë e parlamentit pas djegies së mandateve nga PD i ka shkruar një letër kryetarit te Parlamentit, Gramoz Ruçit, ku i kërkon t’i ndërpresë rrogën dhe dietat.

Piciri argumenton se ai ka hyrë në parlament jo për privilegje, por për ideale. “Kontributi im modest dhe afatshkurtër, në këtë periudhë parlamentare, do jetë vullnetar. Këto para duhet të mbeten në buxhetin e shtetit. Do vijoj jetën normalisht si më parë me punën mësimdhënëse sipas parashikimeve ligjore”, shkruan Piciri në kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Nuk dihet se si do të procedohet pasi është hera e parë që një ligjvënës bën një kërkesë të tillë. Gjasat janë që të refuzohet me argumentin se mungojnë hapësirat ligjorë për një veprim të tillë.

Të fundit