Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS feston ditëlindjen së bashku me opozitën e re

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Cyrbja ka sot 34-vjetorin e lindjes. Veç përfaqësuesve të majtë, në festën e organizuar prej tij ishin edhe deputetët e opozitës së re, që morën mandatet pas largimit të opozitës në shkurt.

Halit Valteri nga radhët e PD dhe Aurora Mara nga LSI uruar Cyrbjen së bashku me Bashkim Finon, Alket Hysenin, Edmond Lekën, Fatmir Xhafajn, Ulsi Manjen dhe Klotilda Ferhatin.

Deputeti i Qarkut të Durrësit është duke u hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për shkak të disa bisedave me Gilmando Danin, numrin dy të bandës së Emiliano Shullazit.

Ai dyshohet se ka ndikuar në kalimin e hotel Vollgës te Shullazi, në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit.

Të fundit