Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Deputetja e PD-së i përgjigjet Ramës: Ke poshtëruar më shumë se askush në histori Lezhën, për të rinjtë ke ofertë vetëm emigrimin
Deputetja e Partisë Demokratike, në qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj, ka reaguar në lidhje me takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me të rinjtë në qytetin e Lezhës.
Metaliaj e nis reagimin e saj duke thënë se Edi Rama është njeriu që ka poshtëruar më shumë se askush në histori Lezhën duke i vënë si deputet një trafikant të grave dhe vajzave, e më pas si drejtues de fakto të çdo zyre në këtë qytet, teksa duke ju referuar takimit që kreu i qeverisë zhvilloi sot, shkruan se për të rinjtë, të sjellë me hir dhe me pahir në takim, Edi Rama ka vetëm një ofertë që është emigrimi.
Postimi i plotë i deputetes së PD-së Lindita Metaliaj
Edi Rama eshte njeriu qe ka poshteruar me shume se askush ne histori Lezhen duke i vene si deputet nje trafikant te grave dhe vajzave ,e me pas si drejtues de fakto te cdo zyre ne kete qytet.
Vetem nje grusht banditesh dhe oligarkesh jane te lumtur me Edi Ramen, i cili ka parashikuar ne buxhetin 2019,100 milion euro per koncesionet.
Per te rinjte, te sjelle me hir dhe me pahir ne takim, Edi Rama ka vetem nje oferte: emigrimin.
Në 5 vjet, shqiptaret me Edi Ramen kane paguar 5 miliard taksa më shumë, por kanë më pak mundësi për punë, më pak fitime, më pak mbështetje me bursa, më pak investime, më pak siguri për të ardhmen.
Lezha do t’i tregoje perseri Edi Rames se ai bashke me kriminelet e tij, jane te pafuqishem per te nenshtruar shumicen e ndershme te lezhjaneve.
Lezha do te tregoje se eshte Lezha e lezhjaneve dhe jo Lezha e atyre qe e duan Lezhen ciflig per ta mjele permes personazheve qe vetem me Lezhen nuk i lidh asgje; asgje pervec oreksit per ta zhvatur.