Flash News

KRYESORE

Deputetja publikon foto nga Rruga e Kombit: Asnjë shërbim nga koncesionari, lëvizja e qytetarëve është në rrezik

Deputetja e PD, Lindita Metaliaj ka publikuar foto nga Rruga e Kombit dhe disa zonave të tjera që lidhen me autostradën, sipas saj në një situatë të rënduar si prej mungesës së masave për pastrimin e borës.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja shkruan se koncesionari nuk ka marrë asnjë masë me kripë dhe borëpastruese, duke vënë kështu në rrezik lëvizjen e qytetarëve.

Kujtojmë se një ditë më parë, në Rrugën e Kombit u shënuan dy aksidente automobilistike, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Reagimi i plotë:

Shteti nuk egziston per tu ardhur ne ndihme qytetareve !

Situata nga reshjet e debores ka veshtiresuar qarkullimin e mjeteve ne akset rrugore ne qarkun e Lezhes,kryesisht ne Bashkine e Mirdites.

Situata me e rende paraqitet ne rrugen e Kombit ku nuk ka sherbim nga koncensionari as me kripe dhe as me borepastruese .

Nga ana e Bashkise Mirdite nuk eshte marre asnje mase per te mundesuar qarkullimin e automjeteve dhe as te qytetareve,pasi nuk eshte hedhur kripe dhe nuk jane pastruar rruget dhe as trotuaret,ndaj levizja e qytetareve eshte tejet e rrezikshme .

Persa i takon zonave rurale levizja behet vetem me zinxhire deri ne qendrat administrative dhe bashkia nuk ka nxjerre asnje fadrome per zhbllokimin e rrugeve rurale .

Veshtiresi qarkullimi drejt fshatrave te Oroshit, Fanit, Selites e Kaçinarit.

Ne dalje te Rreshenit qe lidhet me autostraden ka patur bllokim te rruges pasi nuk hidhet kripe apo sherbehet me borepastruese.

Ngricat dhe reshjet e debores në këto zona rrezikojne jeten e drejtuesve te mjeteve si dhe izolon banoret per shkak te pamundesise per te levizur.

Ne keto kushte , kerkohet nderhyrje urgjente e strukturave perkatese per pastrimin e ketyre akseve me borepastruese dhe hedhja në to e kripes per te mundesuar qarkullimin e automjeteve .

Të fundit