Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga vrasja e 43-vjeçarit në Shkodër, dyshohet se ka qenë i dënuar më parë në Itali

Detaje të reja nga vrasja e 43-vjeçarit në Shkodër,

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e 43-vjeçarit Gjergj Krygja dje në Dukagjin të Shkodrës.

Mësohet se Krygja, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në derë të shtëpisë, ka patur një të shkuar problematike.

Dyshohet se ka qenë i dënuar më herët në Itali për trafikim narkotikësh, madje është sjellë nga autoritetet italiane në Shqipëri përmes depërtimit.

Po ashtu, në zgjedhjet e vitit 2015 Krygja ka punuar si komisioner i Partisë Socialiste, në Qendrën Vendore numër 0092.

Kjo është vrasja e dytë në Dukagjin, ku para pak javësh mbeti i vrarë Lazër Arraj.

Të fundit