Flash News

KRYESORE

'Diplomacia e maskave', si BE dhe Kina po “ngjizin” bashkëpunimin tregtar

'Diplomacia e maskave', si BE dhe Kina po “ngjizin”

Koronavirusi i ka vendosur marrëdhëniet BE-Kinë përsëri në qendër të vëmendjes. Lëvizjet e fundit të Pekinit për të siguruar maska për vendet e BE-së janë quajtur “diplomacia e maskave” dhe shihet si një mënyrë për të mbajtur gjallë lidhjet tregtare, veçanërisht në garën për të fituar kontrata 5G në Evropë. Sidoqoftë, shefi i indrustrisë së BE-së kujtoi se Evropa gjithashtu ka ndihmuar Kinën.

“Le të kujtojmë se Evropa është ndihmuar nga Kina, por ne gjithashtu kemi dërguar mallra me vlerë disa miliardë Euro në Kinë”, tha Thierry Breton, Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm para deputetëve. “Tani po shohim se jemi epiqendra pasi Kina po na ndihmon”, ka shtuar ai.

Megjithatë disa eurodeputetë kanë kërkuar mbrojtje, duke pasur parasysh orgjinën e dyshuar të shpërthimit të koronavirusit, ndërsa Bashkimi Europian pritet të ketë një marrëveshje të rëndësishme tregtare me Kinën këtë vit. "Ne nuk mund të angazhohemi për një sistem tregtar që vë në rrezik jetën e popullit kinez dhe të gjithë të tjerëve," tha eurodeputetja Francisco Guerreiro.

"Ne duhet të tregojmë një qëndrim të ashpër në negociatat për ta kushtëzuar këtë vend, në një mënyrë konstruktive, për të miratuar masa të kontrollit sanitar që do t'i mbrojnë ata dhe të gjithë ne." Shefi i politikës së jashtme të BE i cili më parë kritikoi "politikën e bujarisë" të Kinës ka marrë një ton më pajtues këtë javë.

"Përmes çdo ndryshimi që ekziston, BE duhet të mbetet një faktor unifikues, duke promovuar përpjekje të përbashkëta me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara për të adresuar pandeminë dhe pasojat e saj," tha Josep Borrell. Ç`do luftë e dukshme propagandistike midis Brukselit dhe Pekinit do të duhet të lihet mënjanë pasi tregtia ndërkombëtare do të jetë thelbësore për të luftuar krizën ekonomike.

"Si do të rindërtojmë ekonomitë e shkatërruara, si do t'i rikthejmë njerëzit në punë, si do t'i krijojmë vendet e punës, si do t'i rikthejmë bashkë njerëzit?" pyeti Shada Islam, Drejtor i Evropës dhe Gjeopolitikës në Miqtë e Evropës.

"Kjo do të kërkojë, siç thonë shumë në këtë moment, që ne të punojmë së bashku për t'u siguruar që nuk ka proteksionizëm, se njerëzit janë ende duke u angazhuar në tregti të lirë dhe të hapur dhe se ata po investojnë në ekonomitë e njëri-tjetrit", shton ajo. Bisedimet për marrëdhëniet më të afërta kineze-evropiane janë zvarritur për shtatë vjet, një trashëgimi e Komisionit të mëparshëm Evropian që e shihte Kinën si një rival sistemik./Euronews/

Të fundit