Flash News

KRYESORE

Tërmeti godet serish Turqinë, 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Tërmeti godet serish Turqinë, 8 të vdekur dhe dhjetëra

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka vrarë tetë persona dhe ka lënë 21 të tjerë të plagosur në  Turqi.  Të dhënat i ka dhënë ministri i Brendshëm i Turqisë.

Tre prej të vrarëve ishin fëmijë, sipas Suleyman Soylu, duke shtuar se rreth 1.066 ndërtesa janë shembur. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave ka  filluar punën e shpëtimit

"Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë në vazhdim," tha ministri  Soylu.

Tërmeti me madhësi 5.7 goditi rajonin kufitar Turqi-Iran, tha Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC). Tërmeti pati një thellësi prej 5 km (3.1 milje), tha EMSC.

Burimi: aljazeera.com

Të fundit