Flash News

E-TJERA

Dita e 57-të e protestës, qytetari: Në 2013 i dhamë besën, Rama e lidhi me oligarkët

Protesta qytetare para godinës së Kryeministrisë ka hyrë në ditën e saj të 57-të, me pjesëmarrësit që vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar qeverinë për lidhje me oligarkët dhe krimin e organizuar.

Gjatë tubimit, një prej protestuesve tha se besimi që qytetarët i dhanë Ramës kur mori drejtimin e qeverisë në vitin 2013 është tradhtuar, pasi sipas tij qeverisja nuk u vu në shërbim të interesit publik.

“Qeveri e krimit! 57 ditë rezistencë, për të bërë të mundur atë që ky kryeministër nuk e bëri për 10 vjet, sepse është i pabesë!

Në 2013-ën i dhamë besën, por në vend se ai ta lidhte besën me qytetarët, ai e lidhi besën me oligarkët! Ai e lidhi besën me krimin e organizuar, për të vjedhur zgjedhjet dhe për të qëndruar në krye të kryeministrisë, për të sunduar shqiptarët dhe jo për të qeverisur vendin! Kështu që ne i kërkojmë... Dorëheqje!”, tha qytetari.

Të fundit