Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për "Ballkanin e Hapur": Jetëson Procesin e Berlinit, shpejton integrimin e vendit

Rama për "Ballkanin e Hapur": Jetëson Procesin e Berlinit,

Kryeministri Edi Rama u thirr në interpelancë nga deputeti demokrat Tritan Shehu për nismën "Ballkani i Hapur". Shefi i qeverisë tha nga foltorja e Kuvendit se "Ballkani i Hapur" nuk e zëvendëson Procesin e Belinit, por e jetëzon atë dhe shpejton integrimin europian.

Ai shtoi se përmes kësaj nisme adresohen në mënyrë praktike piketat e mbetura në letër të Procesit të Berlinit. Sipas tij, kjo nismë adreson nevojat e qytetarëve dhe bizneseve. Rama iu përgjigj Shehut duke i renditur dhe shifra të eksporteve mes vendeve që janë pjesë e "Ballkanit të Hapur".

"Ballkani nuk është as zëvendësim, as tjetërsim, apo diçka tjetër i Procesit të Berlinit apo të integrimit europian. Ballkani i hapur është një mekanizëm për të jetësuar Procesin e Berlinit dhe përshpejtuar të integrimit. Adresohet në mënyrë praktike që piketat e mbetura në letër të Procesit të Berlinit të transformohen në kilometra drejt realizimit të vizionit të këtij procesi.

Adresohen gjithashtu nevojat e drejta të qytetarëve, prodhuesve dhe tregtuesve të këtij vendi. Shqipëria ka 371 eksportues në Maqedoninë e Veriut dhe 165 në Serbi. Dhe duke qenë se thelbi i debatit është Serbia po jap dhe një të dhënë tjetër.

Nga 165 eskportues në Serbi, 57 janë frutash dhe perimesh, të cilët aktualisht janë në aktivitet, pavarësisht panoramës politike. Sa i takon mekanizmit të Ballkanit të Hapur dua t'ju informoj se ne jemi të parët që kemi nisur me marrëveshjet kuadër për të jetësuar Procesin e Berlinit", tha Rama.

Të fundit