Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vendimet që u morën në kongres, Rama fokusohet te administrata dhe socialistët. Ruçi largohet, vajza e Finos i bashkohet partisë

Vendimet që u morën në kongres, Rama fokusohet te administrata

Kongresi i PS, i cili nisi në orën 17.30 zgjati rreth tre orë. Në të morën pjesë 3 mijë delegatë socialistë. Në kongresin e sotëm u morën gjashtë vendime:

1. Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021
2. Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021
3. Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë
4. Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti
5. Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë
6.Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u ndal te administrata publike, ku theksoi se në mandatin e tretë do të largohen punonjësit e "arrogantë dhe injorantë", si dhe ata që janë punësuar pa meritokraci. Gjithashtu tha se PS nuk do të mbrojë asnjë socialist që shkel ligjin.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla bëri një analizë të 25 prillit dhe tha se do të ketë riorganizim të strukturave. Ai prezantoi edhe anëtarët e Presidiumit.

Ndërsa ministrat e kabinetit Rama treguan objektivat e mandatit të tretë qeverisës.

Në 30 vjetorin e  krijimit të PS, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi largimin nga politika.

Pjesë e PS, do të jetë vajza e ish-deputetit që humbi jetën disa muaj më parë, Bashkim Finos.

 

Të fundit