Flash News

Ditari i Opozitës

Basha nga Peqini: Është rishfaqur perdja e hekurt, donin ta shndërronin partinë e lëvizjes së dhjetorit

Basha nga Peqini: Është rishfaqur perdja e hekurt, donin ta
Kryetari i PD Lulzim Basha

Kryetari i PD Lulzim Basha zhvilloi paraditen e sotme një takim me strukturat e partisë në Peqin. Ai tha se ka rënë demokracia dhe se është rishfaqur perdja e hekurt.

Kjo sipas tij, kjo po ndodh edhe në vendet me sundues që nuk bëjnë zgjedhje të vërteta. I sigurt se ndryshimin mund ta sjellë vetëm PD, Basha tha se partinë që ai drejtonin donin ta shndërronin.

"Në këtë moment të errët që i ka shënuar fatin e shumë kombeve, në këto vite dhe dekada të fundit, ku është rishfaqur edhe një herë perdja e hekurt, tashmë jo mes vendeve komuniste dhe vendeve të lira, por mes vendeve me sundues që nuk bëjnë zgjedhje të vërteta, nuk kanë demokraci të vërtetë, nuk kanë opozita të vërteta.

Por bëjnë sikur bëjnë zgjedhje, bëjnë sikur ka demokraci dhe kanë opozita fasadë. Këtë donin të bënin dhe me ne ta shndërronin partinë e lëvizjes së dhjetorit, ta shndërronin forcën që rrëzoi komunizmin, forcën që ribashkoi Shqipërinë me perëndimin", shtoi Basha.

Të fundit