Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Malaveci i përmbaruesve kishte akses në TIMS, ia dha Balla kundrejt milionave

Berisha: Malaveci i përmbaruesve kishte akses në TIMS, ia dha Balla

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se dje në Komisionin e Hetimit të TIMS-it ka ndodhur një moment që nuk e ka njohur ndonjëherë në 33 vite parlamenti shqiptar.

Nga tubimi qytetar, Berisha deklaroi se drejtuesi i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Tedi Malaveci kishte akses,  në të dhënat më sekrete të shtetit, ato të TIMS-it, kundrejt miliona eurove shpërblim nga Rrumbullaku dhe Taulant Balla në shtëpinë e tij.

Berisha: Miqtë e mi, dje në Komisionin e Hetimit të TIMS-it ka ndodhur një moment që nuk e ka njohur ndonjëherë në 33 vite parlamenti shqiptar.
Dje, kur në komision u thirr krimineli, mafiozi Malaveci, shefi i përmbaruesve mizorë, që u vodhën shtëpi, katandi qytetarëve, trafikanti i damkosur i drogës, që paguan Ulsi Manjën për ta mbajtur në detyrë në kundërshtim me ligjin, i dënuar 4 vite në Holandë, i paraqitur në komision, Linda e parlamentit ndërpreu të gjitha sinjalet televizive të medieve, kur ky mafioz do të dëshmonte para komisionit.
A e dini ju sepse o miq? Sepse Malaveci i mafies ndërkombëtare, Malaveci i trafiqeve ndërkombëtare, kishte akses, kishte hyrje në shtëpinë e tij në të dhënat më sekrete të shtetit, ato të TIMS-it.
Ndërkohë, deputetëve u thuhej se nuk keni certifikatë sigurie, ndaj nuk flasin dot haptas.
Malavecit i ishin dhënë të gjitha të dhënat kundrejt drogës, kundrejt miliona eurove shpërblim nga Rrumbullaku dhe Taulant Balla në shtëpinë e tij.
Ky është shteti i krimit miq, dhe shpresa e vetme jeni ju.
Shpresa e vetme janë qytetarët në protestë.

Të fundit