Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet

Berisha: PD e vendosur që në mandatin e saj të parë të

Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën që iu drejton mbështetësve të tij, që protestojnë prej 30 dhjetorit 2023 në rrugicën pranë banesës ku qëndron në arrest shtëpie, tha se ky Bajram i gjen shqiptarër më të varfër, sirenat e alarmit të varfërisë bien në gjithë vendin.

Berisha: Miqtë e mi!
Kudo në Shqipëri ulërijnë sirenat e skamjes. Kudo në Shqipëri, gjithnjë e më shumë do trokasi në dyert e shqiptarëve varfëria. Partia Demokratike është e vendosur t’i japë përgjigje emergjente varfërisë që po mjeron gjithnjë e më shumë shqiptarët.
Partia Demokratike është e vendosur që në një akt të parë të mos ketë shqiptarë në Shqipëri, cilido qoftë ai, fëmijë apo i rritur, pensionistë apo i papunë që të mos marrë minimumin jetik 220 euro në muaj.
Është jetike është emergjencë një shpërndarje e re e të ardhurave në Shqipëri dhe për shqiptarët.
Partia Demokratike është e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet në mbarë vendin dhe të hedhë bazat e sigurta për dyfishimin tjetër në vazhdim.
Partia Demokratike beson se përgjysmimi i taksave është rruga për të nxitur inisiativën e lirë të shqiptarëve. Çdo njeri që dëgjon këto premtime, me të drejtë do të shtrojë pyetjen, ku do i merrni paratë? Ua them këtu me bindje absolute se paratë ekzistojnë por ato vidhen vidhen dhe vetëm vidhen.

Të fundit