Flash News

E-TJERA

Bogdani: Vendimet e KAS dhe KQZ janë të përkohshme, artifica për t’i hedhur benzinë zjarrit

Bogdani: Vendimet e KAS dhe KQZ janë të përkohshme, artifica

Gert Bogdani deklaroi se vendimet e marra nga KAS dhe KQZ mbi ankimimet e zgjedhjeve vendore të 14 majit, janë të përkohshme.

I ftuar në Euronews Albania, Bogdani ka thënë se është Kolegji Zgjedhor ai i cili vendos. Sipas Bogdanit, të gjitha janë artifica të KQZ për t’i hedhur benzinë zjarrit.

“Kam përshtypjen që e gjitha është thjesht një shoë dhe një zhurmë për të vazhduar zallamahinë e kësaj situate të momentit. Edhe nëse janë marrë këto vendime nga KQZ dhe KAS, janë vendime që janë të përkohshme. Në çdo proces zgjedhor, fjalën e fundit ndaj çdo ankese e ka padiskutim Kolegji Zgjedhor. Këto janë artifica të KQZ për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit, kësaj frymës së përçarjes. Është diçka që do marrë zgjidhje në Kolegjin Zgjedhor”, tha Bogdani.

Të fundit