Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Qeveria po pengon të drejtën e votës për emigrantët me dokumente të skaduara

Bylykbashi: Qeveria po pengon të drejtën e votës për

Ndërsa afati për zgjedhjet parlamentare të 11 majit afrohet, çështja e votës së emigrantëve po kthehet në një debat të zjarrtë politik. Procesi i regjistrimit online të diasporës, tashmë i nisur, po shoqërohet me problematika, të cilat janë denoncuar nga opozita.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka ngritur shqetësimin për vështirësitë që po hasin shumë shqiptarë që duan të regjistrohen për të votuar, për shkak të skadimit të dokumenteve të identitetit. Sipas Bylykbashit, mazhoranca po shfrytëzon këtë situatë për përfitime politike.

Ndërkohë që ligji është i ashpër dhe thotë kush ka dokument të vlefshëm mund të regjistrohet. Një pjesë e madhe e kanë të skaduar dokumentin. Ne për fat na thotë ODIHR që 600 mijë persona i kanë dokumentet e skaduara.

Kjo është detyra e qeverisë. Në 2021 dhe 2023 në një situatë të ngjashme nxori një vendim për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumentit të skaduar vetëm për të votuar. Në Himarë lanë 6000 veta pa votuar dhe e grabitën bashkinë.

Duhet qeveria të miratonte në para 11 janarit një akt për të zgjidhur problemin. Kushtetuta thotë që shtetasit shqiptarë kanë të drejtën e votës. PS do të lerë jashtë ata që nuk kanë dokumente dhe të rinovojë vetëm ato që ka në patronazhim. Ministria ka nxjerrë konsullatat e lëvizshme, diçka e jashtëligjshme. Ja çojnë vetëm atyre që duan”, tha Bylykbashi në Off the Record për gazetarin Andrea Danglli.

Të fundit