Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Gjekmarkaj me demokratët e Milotit: Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit, motoja jonë e përbashkët!
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj zhvilloi sot së bashku me deputetët Elda Hoti, Kastriot Piroli dhe Kryetarin e PD-së Kurbin, Edmond Shkoza, një takim me demokratët dhe qytetarët e Milotit.
Gjekmarkaj theksoi se një klimë të re është frymëzuar nga fitorja e Donald Trump në Amerikë, rezolutat e CDU-së dhe PPE-së në favor të PD-së, si dhe vendimi i Gjykatës për çështjen e Sali Berishës, i cili tani është i lirë dhe ky fakt është një fitore për të vërtetën dhe moralin politik.
Postimi i plotë:
Këtë pasdite në Milot!
Së bashku me deputetët znj.Elda Hoti, z.Kastriot Piroli dhe Kryetarin e PD-së Kurbin, z.Edmond Shkoza, u takuam me demokrat e qytetarë të kësaj zone. Tregues i etjes për ndryshim, ishte pjesmarrja e madhe dhe dëshira për të diskutuar, propozuar e mbi të gjitha për të ndryshuar.
Një klimë të re ka inspiruar fitorja e Donald Trump në Amerike, rezolutat e CDI-së dhe PPE-së në favor të PD-së, integriteti i Gjyaktës së Strasburgut dhe mbi të gjitha liria e Sali Berishës si një kauzë e së vërtetës, politikës dhe e moralit e fituar!
Ne e bazojmë gjithçka tek komunikimi njerzor dhe historia jonë në këtë fushatë jo tek luksi, super luksi apo paratë e vjedhura me skandale!
Të gjithë duan të flasin kundër korrupsionit, keqeverisjes së Edi Ramës, kundër një pushteti arrogant e linçues ndaj qytetarve që i mban nën patronazhim dhe i dëbon nga vendi duke shkretuar Shqipërinë!
Emigrantët e shumtë nga Miloti e kudo në botl do të bëhen pjesë e ndryshimit. Secili do të sensibilizojë tjetrin. Shqipërua i ka sytë edhe tek ata për tu ndarë nga e keqja!
Ne Milot s'ka punë, ka mungesë të shërbimeve imediate, tregu në kushte skandaloze, s'ka perspektivë, ka vetëm braktisje e harresë nga Bashkia e Kurbinit. Heqje asistencës sociale e kërcënim për heqje të saj! Pazari i Milotit një pikë historike tregtie në gjendje të vajtueshme! Por, gjithsesi me dinjitoz se pazaret e qeverisë!
Zgjidhja, është programi emergjent i PD!
Pensione jo nën 200 euro!
Minimum jetik 200 euro!
Rrogë minimale 500 euro!
Rrogë mesatare 1200 euro!
Mbështetje 160 milon euro për bujqësinë!
Rrogat më të lartat në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët!
Demokratët dhe qytetarët nuk i harrojnë arritjet madhore të vendit nën qeverinë demokratike të drejtuar nga Sali Berisha!
Rrotacion! Ndryshim!
Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit, motoja jonë e përbashkët! Ne mundemi! Ne ja dalim! Fitore!